Besnik Llakatura, 38 vjeç, ish-oficer i policisë së Nju Jorkut, u dënua të martën me 14 vjet e 3 muaj burg për bashkëpunimin e tij me një gangster shqiptar.
Vite më parë, kur Redinel Dervishaj, një gangster i dhunshëm shqiptar, ndërtonte raketa mbrojtëse në Astoria, Queens, ai kishte një armë të fshehtë në arsenalin e tij: një polic të qytetit të Nju Jorkut, i cili herë pas here zbatonte urdhërat e tij.
Në vitin 2013, për shembull, kur pronari i një klubi lagjeje nuk kishte pranuar të paguante “haraçin”, oficeri Besnik Llakatura i kishte vënë një armë tek koka, kanë thënë prokurorët.
Në të njëjtin vit, oficeri shqiptar ka “ndihmuar” Dervishajn të shkundte pronarin e një restoranti me ushqim deti, dhe Llakatura i tha atij se nuk do të paguante detyrimin, këmbët e tij mund të përfundonin të thyera.
“Sigurohuni të mos njoftoni policinë”, citojnë prokurorët fjalët e Llakaturës, “sepse nëse i thirrni policët, keni marrë fund”.
Të martën, Llakatura, 38 vjeç, u dënua me 14 vite e 3 muaj burg.
“Krimet e të pandehurit – të kryera nga një njeri i ngarkuar me një simbol, një armë dhe një detyrë solemne për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer komunitetit – nuk janë asgjë për t’u shokuar”, thuhet në relacionin e Prokurorisë.
Dënimi në Gjykatën Federale të Qarkut në Bruklin solli fundin e sundimit të shkurtër, por brutal të terrorit, që Dervishaj dhe bashkëpunëtorët e tij si Llakatura u shkaktuan banorëve dhe bizneseve në Astoria.
Llakatura u akuzua për rastin në vitin 2013 dhe u deklarua fajtor në dhjetor të vitit 2015.
Marsin e kaluar, pas një gjyqi federal dy-javor, Dervishaj u dënua me 57 vite burg.
Disa muaj më vonë, një anëtar tjetër i ekuipazhit të tij, Denis Nikolla, u dënua me 18 vite burg.
Dervishaj ishte një kriminel famëkeq i njohur për kërcënimet e tij ndaj komunitetit shqiptar në Nju Jork.
Në vitin 2007, ai u qëllua kur i kërkonte 20,000 dollarë një kontraktueseje në Queens, thanë autoritetet.
Pesë vite më vonë, ai u akuzua se kishte vrarë një njeri me një thikë kasapi në një ftesë beqarie në Staten Island, megjithëse një juri e madhe nuk pranoi ta akuzonte atë.
Sipas avokatëve të tij, Llakatura, i cili u shkarkua nga policia pas pranimit të fajita, ka bërë një gabim të madh duke iu bashkuar Dervishajt, vëllai i të cilit, Plaurent Dervishaj, është një i arratisur ndërkombëtar, i kërkuar nga Interpol dhe nga autoritetet amerikane.
“Ai u përfshi me njerëzit e gabuar,” thanë avokatët e tij , “dhe nuk mendoi për pasojat e mundshme”.
Edhe pas arrestimit në dhjetor 2013, Llakatura vazhdoi të ndjekë viktimat e tij, thanë prokurorët.
Sipas një informatori, ai u takua në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Bruklin, dhe dërgoi anëtarë të familjes së tij për të gjetur pronarin e restorantit në një përpjekje të dështuar për t’u hakmarrë kundër tij.
Prokurorët shtuan se Llakatura ishte i martuar, por megjithatë ka terrorizuar të dashurën e tij, duke abuzuar fizikisht me të dhe duke ndjekur lëvizjet e saj me një pajisje GPS që ai fshehurazi i kishte vënë në makinë.
Megjithëse e dashura, e cila nuk ishte identifikuar në dokumentet e gjykatës, i tha gjykatës se Llakatura nuk e kishte dhunuar, prokurorët thaë se ajo ka dëshmuar para një jurie federale se dikur ai e kishte tërhequr zvarrë nga qafa e saj në banjo, duke i future kokën në një ËC.
Në një tjetër episod, thanë prokurorët, e dashura “ishte frikësuar” gjatë një sherri me të, kur ai ka tentuar të hapë një makinë teksa po lëvizte.
Kur u caktua në Zonën e 120-të në Staten Island, Llakatura fitoi tre medalje meritore të Policisë, thanë avokatët e tij dhe një herë theu dorën e djathtë kur po arrestonte një burrë që po përpiqej të therte dy oficerë të tjerë.
Sipas qeverisë, Llakatura bëri një jetë të dyfishtë, “Duke shërbyer si një oficer i betuar për të mbështetur ligjet që ai ka shkelur në mënyrë flagrante “.
“Ai e ka shkelur betimin e tij,” thanë prokurorët, “duke shpërdoruar simbolin e tij dhe reputacionin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit në përgjithësi”.
Burimi: New York Times
(F.G/Faxweb.al)