Autoritetet në Londër thanë të shtunën se 58 njerëzit që u raportuan të zhdukur, supozohet se kanë vdekur, pas zjarrit në një kullë të lartë të Londrës.
Shefi i policisë Stuart Cundy, ka deklaruar se 58 perrsonat që mungojnë supozohet të kenë vdekur.
Cundy shtoi se do të duhen javë ose më shumë për të rimarrë dhe identifikuar të gjithë të vdekurit në bllokun e shtëpive publike që u shkatërrua nga një zjarri
Ai gjithashtu paralajmëroi se ka pasur njerëz në kullë që policia nuk është në dijeni, gjë që do të shtonte numrin e të vdekurve.
Cundy u ka bërë thirrje protestuesve dhe familjarëve që t’i lejojnë autoritetet të kryejnë punën e tyre pasi ata e dinë më mirë se çfarë duhet bërë. (B.H/Shuplaka)