07:18 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Policia “aksion” në Brezovicë, sekuestrohen 100 banesa e vila të ndërtuara pa leje

20:34 | 11/10/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia “aksion” në Brezovicë, sekuestrohen 100 banesa e vila të ndërtuara pa leje

Aksioni i policisë së Kosovës “Brezovica” ka vazhduar sot në Brezovicë. Gazeta Express shkruan se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se në Brezovicë, Zona e ll e Parkut Kombëtar “Sharri”, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me ligjin.

Siç njofton Prokuroria Themelore e Ferizajt, vlerësimin se në këtë zonë turistike janë 100 ndërtime në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, e ka bërë Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe Agjencia e Kadastrave e Kosovës.

“Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar ‘Sharri’, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kryer disa aksione dhe inspektime në terren për të hetuar ndërtimet në zonën e Brezovicës që nga dhjetori i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona mes të cilëve edhe kryetarin e Komunës së Shterpcës, Bratisllav Nikoliç, për të cilin dyshohet se kishte përfituar mbi 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtimin e vilave në Brezovicë. Gjithashtu, shteti ka ngrirë edhe miliona euro lidhur me këto raste.

Pas

“Tirana që përmbytet me dy pika shi, ndërtohet lart dhe ngushtohen rrugët”/ Bogdani: Beteja nis me kryeqytetin, kandidati përballë Veliajt duhet të ngjallë besim…

Para

Lavrov kërkon takim mes liderëve amerikan e rus për Ukrainën, Biden i përgjigjet tërthorazi me një imazh të qenit

Para
Lavrov kërkon takim mes liderëve amerikan e rus për Ukrainën, Biden i përgjigjet tërthorazi me një imazh të qenit

Lavrov kërkon takim mes liderëve amerikan e rus për Ukrainën, Biden i përgjigjet tërthorazi me një imazh të qenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.