12:37 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia aksion në Durrës gjatë janarit, 35 autorë të proçeduar, u refuzohet dalja 318 shtetasve

13:20 | 29/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të shtëna me armë në Durrës, policia: Konflikti mes dy të rinjve

Policia e Durrësit ka ndërmarrë aksione gjatë muajit janar të vitit 2018.

Vetëm në fillim të këtij viti policia proçedoi 35 autorë pë vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë këtij muaji intensifikuan punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër në territorin që mbulohet nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, janë evidentuar dhe dokumentuar 36 vepra të ndryshme penale:

  • “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”; “Falsifikimi i dokumenteve”
  • “Braktisja e fëmijëve të mitur”,
  • “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, “Kalim i paligjshëm i kufirit”
  • “Trafikim i mjeteve motorike”,
  • “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Për këto vepra penale janë proceduar penalisht 35 autorë. 

Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të fenomenit të migracionit të paligjshëm, zbatimit me rigorozitet të masave shtesë për këtë qëllim. Gjatë muajit Janar 2018, në SPK Port Durrës, iu është refuzuar dalja 318 shtetasve, pasi nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit, kishin mungesë mjetesh financiare, kishin konsumuar ditët e qëndrimit, ishin të kthyer deportiv, me refuzim hyrje, apo mungesë dokumentacioni.

Kontrollet e imtësishme janë përqendruar në vijën e dytë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjithashtu është hartuar një Plan–Operacioni i përbashkët me DVP Tiranë, DVP Fier, DVKM Durrës, Delta Forcë dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier, “Mbi parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e kultivimit  dhe trafikimit të lëndëve narkotike përgjatë vijës bregdetare”. Në operacion morën pjesë, strukturat e DVKM Durrës me Sektorin e Hetimit, shërbimet e Stacioneve të Policisë Kufitare Spille, Divjakë, strukturat e DVP Tiranë, (Stacioni i Policisë Golem), DVP Fier (Sektori i Hetimit të narkotikëve dhe trafiqeve, Komisariati i Policisë Divjakë) si dhe NjSKM “Delta Forca” e Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier. Gjatë operacionit u kontrolluan territore të Spillesë dhe Divjakës, stane, ndërtesa të braktisura, ish-depo ushtarake, gryka lumenjsh, zona të pyllëzuara si dhe gjithë vija bregdetare.

Po në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria e Kufirit Durrës ka bashkëpunim të ngushtë me homologët italianë, GdF  dhe me DVP Durrës duke shkëmbyer informacion për persona që mund të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 

Nga ana tjetër Policia Kufitare Durrës vijon përpjekjet për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët, vizitorët dhe turistët që hyjnë dhe dalin në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Portit Detar të Durrësit.

Gjithë këto kontrolle të intensifikuara janë ngritur pas ikjes së skafit me drogë në dhjetor 2017, e pas të cilit ngelën në “baltë” mjetet motorrike në zonën e Porto Romanos.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: arrestdurresjanarpolici
Pas

Hyri në dyqan për të blerë një qese karamele, 21 vjeçari del si milioner

Para

PD letër Gramoz Ruçit: Të rishkikohet qëndrimi i mbajtur në OKB

Para
Përmbytjet, PD ngre grup monitorimi, informacione për të gjitha njësitë administrative

PD letër Gramoz Ruçit: Të rishkikohet qëndrimi i mbajtur në OKB

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.