Për shkak të përkeqësimit të motit dhe aksidenteve të shumta që janë shënuar ditët e fundit, drejtoria e Policisë Rrugore i kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre, të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.
“Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.
Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të perfshire në keto aksidente dhe sidomos shpejtesinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskave mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve. Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve.