02:15 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia arreston 35 vjeçarin përndjekës të shpallur në kërkim, në pranga bien edhe 5 shtetas të tjerë

10:50 | 20/03/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia arreston 35 vjeçarin përndjekës të shpallur në kërkim, në pranga bien edhe 5 shtetas të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas në 24 orët e fundit të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Një ndër ta është 35 vjecari me inicialet M.E, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “përndjekja”, ndërsa 5 të tjerët për akuza droge, të dehur gjatë drejtimit të mjetit, etj.

Njoftimi:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shigjeta” gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Paligjshëm në bashkëpunim me punonjësit e Komisariatit të Policisë Kufirit & Migracionit Rinas u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin M. E(K)., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja” .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 19 vjeç, pasi me datë 17.03.2021, ka vjedhur disa produkte të ndryshme në një dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 43 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve ;

T., 33 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit ;

Gj., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/l.

Më datë 19.03.2021, në rrugën “Benjamin Kruta”, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, në pamje të parë nuk ka shenja dhune sipërfaqësore. Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Vendimi për zonat e mbrojtura, ambientalistët dalin në protestë: I bëjmë thirrje kryeministrit mos ta miratojë, është e turpshme

Para

Pamje nga vengjarja, shikoni si është shpartalluar me plumba makina luksoze e Mond Çekiçit

Para
Pamje nga vengjarja, shikoni si është shpartalluar me plumba makina luksoze e Mond Çekiçit

Pamje nga vengjarja, shikoni si është shpartalluar me plumba makina luksoze e Mond Çekiçit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.