Pamjet e dhunës së policisë bashkiake ndaj një banori të komunitetit rom në kryeqytet, bënë xhiron e rrjetit pak ditë më parë.
Në një interviste për Fax News personi i dhunuar, i identifikuar si Hekuran Sheqeri, u deklaroi se ai u godit nga policia bashkiake dhe e futën me zor në furgonin e policisë. Po ashtu qytetari zbuloi se ka
rezistuar, pasi ishte së bashku me gruan e tij e cila ishte shtatzënë.
“Jam Hekuran Sheqeri ai djali që u rrah nga policia bashkiake. Ngjarja ndodhi duke mbledhur këto mbetjet e riciklueshme. Erdhi policia më mori me zor dhe më futi në furgonin e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që është dhe shtatzënë. Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më futur në makinë.
Më rrahën dhe më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim. Kjo video është shpërndarë në shumë vende këto gjëra që kanë ndodhur, këto gjëra do ti ndjek deri në fund. Policia bashkiake nuk duhet të na ushtrojë dhunë, por duhet të na ndihmojë.”- u shpreh qytetari.