Policia Bashkiake e kryeqytetit ka dalë me makina rrugëve të Tiranës ndërsa thërrasin me megafon rreth masave që qytetarët duhet të marrin për tu ruajtur nga koronavirusi.
Siç dëgjohet edhe në video, efektivët bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi, larë duart apo në rast nevojë për të njoftuar në numrin 127.
Një skenar i tillë është përdorur edhe në Itali teksa në rrugë kishin zbritur mjetet e ushtrisë dhe policia e shtetit për të bërë apel ndaj qytetarëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)