Edhe pse në zonën e Astirit kanë zbarkuar sot qindra punonjës të policisë së shtetit, asaj bashkiake, dhe efektivë të forcave Shqiponja, drejtuesit e mjeteve që kalojnë në zonë vijojnë ende të veprojnë në ‘kokën e tyre’.
Një prej mjeteve ka goditur një vajzë të re, e cila ishte pjesë e protestës. Edhe pse kanë qenë pak metra larg këmbëve të vajzës së rrëzuar, asnjë nga efektivët nuk ka ndërhyrë, pasi qëllimi i tyre është të mbrojnë makinat që po iu shkulin ndriçimin qytetarëve.
Video e momentit:
https://www.youtube.com/watch?v=O3Im_2vA9sw&feature=youtu.be
Një prej protestuesve u shoqërua me dhunë nga policia, po pas insistimit të banorëve të tjerë, ai u la i lirë nga ana e efektivëve të forcave Shqiponja.
Një prej protestuesve u shoqërua me dhunë nga policia, po pas insistimit të banorëve të tjerë, ai u la i lirë nga ana e efektivëve të forcave Shqiponja.
(E.K/FAXWEB.AL)