Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie për garantimin e rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes mes KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në hyrje të stadiumit, efektivët kanë sekuestruar dhjetëra fishekzjarrë.
Në kuadër të këtyre masave, është shoqëruar shtetasi B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili mbante fishekzjarrët të fshehur në një çantë shpine.
Policia vijon kontrollet për të siguruar një mbarëvajtje të qetë të aktivitetit sportiv.