17:56 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Policia dhunoi të ëmën e Katsifas’, ish-kreu i OMONIA-s shton tensionet: Dy versionet e vrasjes së 35-vjeçarit

08:37 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Policia dhunoi të ëmën e Katsifas’, ish-kreu i OMONIA-s shton tensionet: Dy versionet e vrasjes së 35-vjeçarit

Vrasja e 35-vjeçarit grek Konstantinos Kacifas nga ana e RENEA-s në Gjirokastër vijon të sjellë një sërë polemikash në mediat greke, dhe ndër përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri.

Leonidha Papa, ish-kreu i OMONIA-s në një intervistë për Prothema është shprehur se Kacifas nuk kishte ndërmend që të qëllonte askënd, dhe se gjithçka ka nisur për shkak se ai nuk kishte gjetur flamurin në vendin ku e kishte ngritur.

“Në mëngjes ai nuk e gjeti flamurin dhe pa disa policë para tij. Ai mendoi se policia shqiptare kishte hequr flamurin nga pika që e kishte vënë çdo vit. Ai ishte irrituar, pas një ndërhyrje verbale me policinë. Një nga oficerët e policisë tregoi armën e tij, dhe ai u tensionua dhe mori armë e tij dhe qëlloi në ajër për t’i kërcënuar. Ai nuk kishte ndërmend të vriste askënd. Nëse donte të vriste, ai do të vriste, por nuk donte”, është shprehur Papa.

“Më pas ai shkoi në fshat në një objekt të braktisur për t’u fshehur, por në atë kohë policët shqiptarë e gjetën. Ajo që ata thonë në fshat është se për një orë ata dëgjuan të shtëna, sepse askush nuk mund të afrohej. Ka dy versione. I pari që policia shqiptare i kërkoi atij që të dorëzohej, por ai refuzoi, ndërsa më pas mbaruan të shtënat ai doli dhe tha “Rroftë Greqia” duke zgjedhur vdekjen pa dorëzim. Ndërsa versioni i dytë është që policia shqiptare e ka vrarë dhe më pas ka bërë të dukej sikur pati përleshje dhe shkëmbim zjarri. Fatkeqësisht nuk mund ta dimë të vërtetën”, ka vijuar më tej ish-kreu i OMONIA-s.

Ndërsa Papa ka ashpërsuar dhe më shumë tonet, teksa thotë se policia shqiptare ka goditur nënën e Kacifas, gjatë kontrollit të banesës.

“Kam folur me prindërit. Policia shqiptare gjatë kontrollit të banesës së tij nuk hezitoi që të godiste edhe nënën e tij’. Gjithashtu Leonidha Papa thotë se nënës së Konstantinos Kacifas nuk i është treguar e vërteta për vrasjen e djalit. “Nënës nuk i kemi treguar, ajo e di se është arrestuar dhe jo se ka vdekur. Konstantini ishte babai i një vajze 13-vjeçare. Ai ishte divorcuar” , deklaroi ai.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: greqileonidha papaOmoniapoliciatensione
Pas

Flakë masive ‘pushtojnë’ qytetin pas shpërthimit të lëndëve kimike (Foto)

Para

3 gola, dy netë pa gjumë në spital/ Kush është futbollisti që u bë baba për herë të parë dhe shkëlqeu në fushë

Para
3 gola, dy netë pa gjumë në spital/ Kush është futbollisti që u bë baba për herë të parë dhe shkëlqeu në fushë

3 gola, dy netë pa gjumë në spital/ Kush është futbollisti që u bë baba për herë të parë dhe shkëlqeu në fushë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çekia kriminalizon propagandën komuniste, partia e majtë: Akt politik dhe represiv

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

Siri/ Beduinët rrethojnë Sweidën, mijëra luftëtarë janë jashtë qytetit Druze

Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë plot me gozhda

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.