10:47 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia e Durrësit ju “prish” festën, arreston 16 striptiste në lokalin e tallavasë (VIDEO)

14:41 | 17/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia e Durrësit ju “prish” festën, arreston 16 striptiste në lokalin e tallavasë (VIDEO)

Policia e Durrësit në kuadër të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale ka kontrolluar 120 mjete, 7 lokale tallavaje, ndërsa janë shoqëruar 25 persona, mes të cilëve 16 balerina.

Detaje: 
Policia e Durrësit, zbatim plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale.

Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e sigurisë së qytetarëve nga të gjitha Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Intensifikohen kontrollet në terren dhe club-et e natës, tallava për persona me precedentë penalë, në kërkim apo për sende të kundraligjshme.

U kontrolluan 120 mjete.

U shoqëruan 25 shtetas për verifikim 16 prej tyre balerina.

U kontrolluan 7 tallava.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas, ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Sekuestrohet Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim një shtetas.

Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, kanë vijuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.

Janë kontrolluar 120 mjete.

Janë shoqëruar 25 shtetas për verifikim, 16 prej tyre balerina.

U kontrolluan 7 tallava.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të masave të mësipërme, respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur pa leje drejtimi dhe vendosjen e rripit të sigurimit arrestuan në flagrancë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi shtetasit:

1.Z.H., 21 vjeç, banues në Durrës.

2. K.M.35 vjeç, banues në Kurbin.

Z.H., në orën 00:15, në lagjen Nr. 7, Durrës është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane” pa leje drejtimi.

K.M., në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip Benz, pa leje drejtimi është përplasur me mjetin motorrçikletë tip “Lifan” pa targa me drejtues shtetasin G.S. 28 vjeç, banues në Manëz, Durrës.

Drejtuesi i motoçikletës ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në ngarkim të shtetasit K.M. u referuan materialet në Prokurori për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe për drejtuesin e motorçikletës, shtetasin G.S. filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• V.M. 28 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.5 është kapur nga Punonjësit e Policisë duke tentuar të vjedhë në një supermarket.

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

• A.Ç. 53 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale”Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:

• R.K. 27 vjeç, baues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku nuk do të ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton ligjin.

 
(J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: arrestimebalerinatdurrespolicia
Pas

PD kundër ndërtimeve në Korçë: Po kthehet në një “Tallava”!

Para

Një është pak por dy janë shumë, pse policia nuk i jep lejë qyetarëve të protestojnë për çmimin e naftës

Para
Një është pak por dy janë shumë, pse policia nuk i jep lejë qyetarëve të protestojnë për çmimin e naftës

Një është pak por dy janë shumë, pse policia nuk i jep lejë qyetarëve të protestojnë për çmimin e naftës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Vetëplagosje dhe humbje ‘gjurmësh’, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të fundit

Australia blen 11 anije luftarake nga Japonia për 6 miliardë dollarë

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar. Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë

Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

Avokati reagon ndaj draftit të Kodit të ri Penal, Zhllima propozon nenin e fortë: Burgim të përjetshëm kush tenton instalimin e regjimeve autoritare

Detaje/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Vaun e Dejës. Nuk e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista

Zonat e mbrojtura/ Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.