07:38 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia e Durrësit për endacakun që vdiq nga i ftohti: E kërkuam, por s’e gjetëm

08:12 | 08/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Policia e Durrësit për endacakun që vdiq nga i ftohti: E kërkuam, por s’e gjetëm

Paraditen e djeshme, një qytetar nga Durrësi njoftoi se një endacak i qytetit kishte ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit. Viktima, i njohur nga qytetarët si Beni, rreth të 40-ave, është viktima e parë nga i ftohti dhe që nuk përbënte të sëmur kronik.

Pas lajmit për vdekjen e tij, nuk kanë munguar reagimet, ndër to dhe ai i Avokatit të Popullit, që tha se ishte një tragjedi e paralajmëruar. Nuk vonoi as reagimi i Policisë së Durrësit.

Në deklaratën e saj, policia ka konfirmuar ngjarjen dhe është shprehur se shtetasi A. S. 38 vjeç, ishte në listën e personave pa banesë dhe ishte kërkuar nga specialistët e zonës, të cilët nuk e kishin gjetur.

“Bëhet me dije se më datë 07.01.2017, rreth orës 07:30,  në lagjen numër 17, është gjetur i vdekur shtetasi A.S. 38 vjeç,  banues në Durrës. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Sipas policisë ai ishte identifikuar në listën e personave pa banesë dhe ishte kërkuar mbrëmë nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e policisë, por nuk është bërë e mundur gjetja e 38-vjeçarit.

Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”, bëhet me dije në deklaratën e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: endacakuftohtepolicia Durresreagim
Pas

Ronela Hajati – kolegeve: Ju tundni prapanicat tuaja me këngët e mia

Para

Borxhi publik për 2017-ën, mbi 380.000 lekë për çdo person

Para
Borxhi publik për 2017-ën, mbi 380.000 lekë për çdo person

Borxhi publik për 2017-ën, mbi 380.000 lekë për çdo person

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.