Banorët e fshatit Verri nuk dorëzohen, edhe gjatë ditës së sotme ata janë duke protestuar për ndërtimin e incineratorit të mbetjeve.
Ata thonë se dhuna e policisë nuk ka ndaluar dhe se ka pasur edhe forca të ndërhyrjes së shpejtë. “Policia e kanabisit është kthyer në policinë e plehrave”.
Banorët e konsiderojnë të paprecedentë dhunën policore, dhe se ky nuk është vendi, të cilin ata mendojnë që të jetojnë.
“Ne sot jemi mbledhur për të shkuar te vendi i ndërtimit të inceneratorit, pa lejen tonë zotërinjtë dhe me ndihmën e policisë, po vazhdojnë me punën.
Arma jonë e vetme kanë qenë celularët, një prej të arrestuarve është vëllai im. Dje ishin rreth 500 forca policie, 5 polic për një banor.
Jemi gati të japim edhe jetën, nëse kjo ndërtohet i bie që gjithccka që kemi ndërtuar ne të marrë fund. Vendi ku do ndërtohet është 700 metra larg tokave tona, nuk kanë leje të specifikuar për fshatin Verri”, shprehet njëri prej banorëve.
Gjatë ditës së djeshme 4 prej banorëve janë arrestuar nga ana e Policisë.
(E.K/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=PXaxzRjRVaI&feature=youtu.be
Discussion about this post