Sipas mediave në Prishtinë, aksioni po zhvillohet në disa rajone. Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për çfarë po zhvillohet aksioni, por se ka thënë që pasi të përfundojë do të jepen informacionet.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, ka njoftuar Policia.
Në disa raste vitin e shkuar Policia e Kosovës ka mbyllur organe të strukturave paralele të Serbisë. Janë mbyllur organe të përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt dhe ato në komunat në veri. Ndërkohë janë mbyllur edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç, e drejtori të tjera.
Të gjitha këto institucione funksiononin me sistem të Serbisë.