Ashtu siç e paralajmëruar dhe në një shkkrim të djeshëm në qytetin e Peqinit është djegur një mjet tip Foristradë me targë AA880 Dr, që sipas burimeve është në pronësi të bashkisë Peqin.
Mjeti, i cili është djegur plotësisht përdorej nga kryetari i emëruar pak ditë më parë i PS Madrid Sula, i cili është njëkohëisht dhe zv Kryetar i Bashkisë Peqin.
Ndonëse nuk ka patur një reagim zyrtar nga policia, mësohet se blutë janë duke hetuar dy pista, zjarrëvënie për shkak të detyres ose shkëndijë elektrike. Mjeti është gjetur i djegur dy netë më parë në një rrugice në qytetin e Peqinit.
Denoncimin për djegijen e mjetit e ka shpërndarë fillimisht ish kryeministri Sali Berisha në rrjetin e tij social facebook, ndërkohë që mbetet e paqartë se pse policia nuk e ka referuar rastin.
Kujtojmë faktin se Madrid Sula fitoi kryesinë e Ps në Peqin vetëm pak ditë më parë, kur u regjistrua një incident me kreun e njesisë administrative Gjocaj Bilal Hasa, ku burimet asokohe thanë se Hasa u qëllua pasi kundërshtoi kandidaturën e Z.Sula. (Lexo edhe ketu lajmin)
Ky i fundit u godit me sende të forta në perfundim të procesit zgjedhor nga tre vellezer E. Maçi, 30 vjeç, Xh. Maçi, 23 vjeç, A. Maçi, 32 vjeç, dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin të cilët policia i shpalli në kërkim.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.
Denoncimi ‘bombë’/ Kryetarit të Bashkisë i djegin makinën, policia hesht! Emri (Foto)
Discussion about this post