Burime të sigurta nga Fax News të kontaktuar nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se 5-vjeçarja e aksidentuar paraqet shenja jete. Këto burime konfirmohen edhe nga familjaret e vajzë së aksidentuar.
Për shoferin që shkaktoi aksidentin kanë folur dhe fqinjët, ku sipas tyre ai nuk ka qenë duke ecur shpejtë por nga përplasja vajza është hedhur në ajër.
Autori i aksidentit jetonte në Amerikë.
Pak më herër në njoftimin zyrtar të policisë Fier thuhej:
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot, dt 30.06. 2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, në Fier.
Shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shtetasi Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.