Policia e Shtetit i është kundërpërgjigjur sot flakë për flakë Ilir Metës lidhur me rastin e dhunimit të kryeplakut Gjovalin Gjini.
”Reagim i Policisë së Shtetit: Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.”, ka reaguar sot Policia e Shtetit.
Por para se Meta të reagonte me deklaratën e fortë, duket se Policia e Shtetit nuk ka regjistruar një tjetër deklaratë të fortë, ose ndoshta deklarata e kryeministrit Edi Rama gjatë një mitingu në Kuçovë ka qenë me shkëputje.
Tërësisht e kundraligjshme, ku vetë Edi Rama i bënte thirrje Policisë së Shtetit të merrte pjesë në fushatë, madje të mblidhte vota për Partinë Socialiste, pas orarit të punës. Përfshirja e policisë në fushatë është e paligjshme.
Kjo është deklarata e Edi Ramës, me zë dhe figurë, për të cilën ende Policia e Shtetit nuk ka reaguar.
”I bëj thirrje gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën pas punës, të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, u thoshte Rama mbështetësve në takim. Sot Rama ka pranuar gabimin. Po policia si do sillet pas këtij apeli?A do distancohet nga thirrje të tilla?! (V.G/SHUPLAKA)