Policia e shtetit i ka bërë thirrje Gazment Bardhit, si organizuar i protestës së thirrur nga opozita që të largojnë njerëzit e maskuar nga protesta.
“Zoti Bardhi ne mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska. Merrni masa për largimin e tyre”, ëhstë thirrja e lëshuar pak më parë nga Policia e Shtetit.
Kjo thirrje, sipas burimeve zyrtare vjen në kuadër të garantimit të sigurisë në protestë dhe shmangien e personave të maskuar me rrezikshmëri të lartë. Deri më tani protesta para Parlamentit ka vijuar pa tensione të mëdha, përveçse thirrjeve kundër qeverisë dhe shashkave të hedhura në drejtim të policisë.
Protesta e sotme është në vazhdën e protestave që opozita ka deklaruar se do të organizoje deri në rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Sot në Kuvendin e Shqipërisë u betuan dhe 3 deputetë të rinj të LSI-së, Nimet Musai, Enada Koçiraj si dhe Ralf Gjoni (Lexo këtu). Ky i fundit u sulmua me bojë sot ndërsa sapo doli nga banesa e tij (lexo këtu)
Discussion about this post