Katër ditë përpara ditës së zgjedhjeve, Policia e shtetit ka vënë një numër në dispozicion të qytetarëve për çdo rast shit-blerje vote.
“Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin jeshil 0800 0 129 çdo rast të shit-blerjes së votës apo krime të tjera elektorale.
Numri jeshil funksionon pranë Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit për menaxhimin e masave dhe të shërbimeve policore gjatë procesit zgjedhor, i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, Policia e Shtetit bën me dije se është tërësisht e angazhuar në përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Zgjedhor, si edhe për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari që bie ndesh me ligjin dhe cënon mbarëvajtien e procesit zgjedhor. (D.D/Shuplaka)