Sali Berisha shpesh bën postime në emër të “qyetarit dixhital” pa e identifikuar denoncuesin por duke demaskuar raste korrupsioni apo moszbatimi të ligjit, veçanërisht nga Policia e Shtetit. Ditën e sotme kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një deklarate publike se do të kallëzojë penalisht Berishën nëse ky i fundit vijon me shpifjet në rrjetin social Facebook.(Lexo këtu)
Në kuadër të kësaj ka qënë gazetari Klodian Tomorri që me një status në Facebook ka ironizuar listën e gjatë të ‘shpifjeve’ të qytetarit dixhital.
Ai përmend rastin e Xhisiela Malokut, rastin e abuzimit që u bë me të miturën në Kavajë dhe trafikimin e drogës në Divjakë, raste të denoncuara prej Berishës në Facebook, të cilat në fakt më pas rezultuan krejtësisht të vërteta.
Postimi i plotë:
Shpifesi dixhital
Ministria e Brendshme njoftoi se do te kallzoje penalisht ish kryeministrin Sali Berisha per shpifje te panumerta ndaj policise se shtetit.
Me poshte jane disa nga shpifjet me te renda dhe dashakeqe.
1-Ne Divjake po behet trafik droge me avion nen hunden e policise se shtetit. Rezultoi shpifje, pasi ne te vertete avionet po sperkasnin kimikate per mushkonjat me ekspertin italian Riformato.
2-Policia e Shtetit eshte e perfshire ne trafik droge. Kjo eshte nje nga shpifjet me dashakeqe qe eshte bere ndonjehere ndaj policise se shtetit. Prova me e forte per kete shpifje eshte fakti se shume nga ish drejtuesit e policise se shtetit ne vitet 2014-2017 aktualisht jane te arratisur jashte shtetit dhe jane ne kerkim.
3-Perdhunohet e reja nga djali i deputetit, policia e shtetit nuk merr denoncimin. Edhe kjo rezultoi teresisht shpifje sepse ishte shaka.
4- Kavaje, perdhunohet e mitura ne shkolle, policia fsheh ngjarjen. Shpifje e ndyre, qe ka qëllim të denigrojë, delegjitimojë, dekurajojë dhe pengojë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.
Kjo lista nuk mbaron kurre, por kaq besoj mjaftojne per ta arrestuar qytetarin dixhital.
Discussion about this post