Policia e Tiranës paralajmëron qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit natën, pasi në disa akse rrugore ka prezenca akulli, gjë që mund të çojë në aksidente.
Sipas të dhënave të policisë, prezencë akulli ka në këto akse rrugore:
-Kryqëzimi i Laprakës.
-Nënkalimi i “City Park”, sa kalon Vorën drejtimi DR-TR, përballë Karburant “Autokton”.
-Priskë Nr.2.
-Në rrugën “Qamil Guranjaku”.
-Mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.
-Në rrugën “Karl Topia”.
-Nga “21 Dhjetori” në drejtim të “Vasil Shantos” ka prezencë uji.
-Tek Klinika Nr.1 ka prezencë uji.
-Rruga “Myslym Shyri” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” ka prezencë uji.
-Rruga sa kalon Lapidarin në Pezë Helmës, ka prezenca akulli në rrugë.
Ndërkohë, bardhë e blutë bëjnë me dije se janë në gadishmëri të qytetarëve për çdo problem.
“Shërbimet e Policisë së Tiranës janë të angazhuara në ndihmë të qytetarëve në nevojë si pasojë e problematikave të shkatuara nga moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Gjatë ditës së sotme shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmë qytetarëve në disa raste. Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë”, thuhet në njoftim. (D.D/Shuplaka)