14:49 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Policia e Tiranës kërkon procedim penal për Lulzim Bashën, ja pse

12:54 | 25/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia e Tiranës kërkon procedim penal për Lulzim Bashën, ja pse

Policia eTiranës ka referuar në Prokurori procedim penal për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kjo ndodh një ditë pasi kryedemokrati Basha u bëri thirrje protestuesve të reagojnë dhunshëm nëse preken nga qeveria.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje protestuesve që të reagojnë dhunshëm ndaj padrejtësive. “Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD-së.

Mbi këtë deklaratë, Policia e Tiranës bën të ditur se Basha rrezikon dënim me gjobë ose dënim me 3 vite burg.

Detaje nga Policia e Tiranës:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, referoi materialet proceduriale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokrate për thirrje publike për veprime të dhunshme.

Në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat… … ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, citohet Basha.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili parashikon “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: lulzim bashaPDpolicia e tiranesprotesta
Pas

Shkurti i shkruan ambasadorit Lu: Avokati me karrierë brilante u skualifikua për Vettingun me hile të vockël, s’i dolët garant!

Para

Pse nuk e përkrah “Zharrëzën”

Para
Pse nuk e përkrah “Zharrëzën”

Pse nuk e përkrah “Zharrëzën”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup javën e ardhshme, zbulohet axhenda

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.