Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën, për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues automejtesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejura, shkeljet e semaforit, etj.
Në këtë kuadër, gjatë 48 orëve të fundit, në zbatim të planit të masave nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Po gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1 056 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto: 89 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit 54 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse 44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit 35 masa për shpejtësi tej normave të lejuara 28 masa për parakalim të gabuar 14 masa për shkelje të semaforit 12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat: 24 për shpejtësi tej normave të lejuara 21 për pije alkoolike 16 për shkelje të tjera. Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërrmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim.