Policia e Vlorës ka arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se dy të rinjve janë prangosur për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u është sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e llojit kokainë dhe kanabis sativë.
Gjithashtu është arrestuar edhe 20-vjeçari me iniciale L.D i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Njoftim i plotë:
DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin L. D., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.