“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një zgjatim i pushtetit kriminal të bandave të qerverisë dhe asgjë më shumë duke marrë një vendim anti-ligjor dhe anti-kushtetues”.
Duke folur për rolin dhe sjelljen e policisë në protestat e opozitës, Hasa tha se ajo është në p[rag të një grushti shteti, dhe argumentoi se ajo bashkë me Sandër Lleshajn urdhërohen që të dhunojnë popullin.
“Policia e Shtetit është në prag të një grushti shteti bashkë me sandër Lleshajn që urdhërohen të dhunojnë popullin. Pse duhet t’ju hidhet gaz lotsjellës njerëzve që kanë dalë të protestojnë në rrugë? Për çfarë? Për një prces që nuk ekziston?! Pse duhet të trembet Edi Rama që dalin njerëzit në rrugë? Nëse i lë fëmijët e tyre pa bukë, nëse dunon demokracinë natyrisht që qytetarët do të reagojnë”.
Ndërkohë sa i përket zgjedhjeve të 30 Qershorit, Hasa tha se ato janë një farsë që rrezikojnë ta çojnë vendin drejt diktaturës. Ai shtoi se vendi dhe qytetarët janë midis dy zgjedhjeve, të pranojnë diktaturën ose të luftojnë për ruajtjen e demokracisë.
“Zgjedhjet kanë rënë nga ana politike pasi janë pa dekret, por edhe nga ana proceduriale. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërsë nuk ka parashikuar asgjë lidhur me zgjedhjet me një kandidat. Pse duhet të bëhemi pjesë e një procesi që do ta kthente vendin në diktaturë. Jemi midis dy zgjedhjeve, të ulim kokën dhe të pranojmë të shkojmë në diktaturë ose të luftojmë për të ruajtur demokracinë. Çfarë e detyron Edi Ramën të ndërtojë organet e drejtësisë përfshire Gjykatën Kushtetuese?”, tha Hasa.
Ish-deputeti paralajmëroi se përgjime të tjera do të dalin ku nga ish-ministrat, ministrat, kryeministri dhe deputetë janë të përfshirë në vjedhjen e votës.
Ai theksoi se në këto zgjedhje me një kandidat po ju turren qytetarëve për t’ju marrë votën me zor dhe me dhunë duke bërë manovrat nga më të ndryshmet.
“Po burgosen njerëz çdo ditë se protestojnë si të lirë, kjo bëhet me urdhër politik, pa asnjë provë, pa asnjë dokument. Për çfarë? Që të trembin popullin! Kjo është e kotë sepse protesta e fundit tregoi se me pjesmarrjen e madhe të qytetarëve nuk ka presion që i tremb”.
Lidhur me akzuat se ka gisht në fshirjen e servërave të 21 Janarit, akuza të akumuluar nga përfaqësues të mazhorancës por edhe nga vetë kryeministri Rama, Hasa i përgënjeshtroi në mënyrë të prerë duke thënë se kanë dalë prej përfaqësuesve të qeverisë dhe më pas janë përhapur nga mediat pranë Edi Ramës.
“Flet për një çështje që nuk është çështje. De fakto nuk kam qenë pjesë e kryeministrisë. Ka pasur një gjyq, ASHI nuk ka qenë pjesë e kryeministrisë. Për dikë është bërë gjyq dhe ka dalë i pafajshëm. Janë thjeshtë akuza pa lidhje me kohën dhe me ngjarjen që jkanë nxjerrë nga politika dhe që fryhen nga mediat pranë tij. Është një sajim i pastër politik i mbas 2017 i sajuar gjatë fushatës politike gjatë fushatës politike të 2017 nga media afër Ramës. Është hera e parë që më pyet dikush, dhe po them që nuk kam qenë as pjesë e kryministrisë. Është trillim mediatik nga mediat pranë Edi Ramës”.
Gjithashtu ish-deputeti demokrat tha se qeveria po ushtron presion mbi qytetarët dhe andministratën publike duke i detyruar që të marrin pjesë më zor në procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Ai bëri të ditur se me 30 Qershor do të jetë pranë elektoratit të tij duke shtuar se mund të flitet për zgjedhje vetëm në rast se do të plotësohen tre kushtet kryesore të kërkuara nga opozita.
“Rama po pritet me protesta kudo, ka pushtuar vendin, ka pushtuar kryeministrinë dhe përpiqet t’i imponojë administratës publike duke shkuar drejt zgjedhjeve fasadë. Unë do të jem pranë zgjedhësve të mi kudo që të ndodhin në varësi të situatës. 30 Qershori për mua është një ditë si gjithë të tjerat. Në dijeninë time nuk ka zgjedhje me 30 Qershor, kjo është vetëm në fantazinë e Edi Ramës, kur të ketë një datë tjetër nga Presidenti do të jem i këtu për të diskutuar. Duhet të bëhen zgjedhje demokratike duke ju dhënë mundësinë shqiptarëve të votojnë të lirë, të largohen kriminelët nga sistemi politik dhe ti hapet rruga krijimit të një qeverie tranzitore”, tha Hasa.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1084452498415210/
(F.GJ/FAXWEB.AL)