02:32 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia e Tiranës árreston 9 shtetas, për disa vepra venale, dy prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim

14:01 | 03/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Kishte arsenal armësh në bodrumin e banesës, po krijonte kushtet për kultivim droge, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Foto ilustruese

Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se janë vënë në pránga 9 shtetas dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Në njoftim thuhet se janë kryer një sërë veprash penale nga përsonat e árrestuar nga mbajtja e ármëve pa leje tek sekuestrimi i lëndëve nárkotike.

Ndonëse shumë patrulla janë vënë në shërbim të marrjes së masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit thuhet se strukturat e kësaj drejtorie kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Njoftimi i plotë

Tiranë

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

9 shtetas në pranga, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Sekuestrohet lëndë narkotike heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga  shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11.4 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi M. P., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas po qarkullonte, në bagazh iu gjetën 1 shkop bejsbolli, 1 shkop gome dhe një 1 hekur metalik.Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit E. Ll., 60 vjeç, banues në Baldushk, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë dhe nipin e tij kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi M. Ll., 74 vjeç, si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. Ll., 45 vjeç.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin O. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi N. F., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 29 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l.Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, i shtetasit Xh. H., 59 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Marikaj”, ka aksidentuar një shtetas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: M. M., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K. Gj., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Etiketa: ne pranga 9 shtetaspolicia
Pas

Stili i veçantë në veshje dhe look, publikohet fotoja e ish-kryebashkiakut të PD-së

Para

Kërcenóhet familjarisht Behgjet Pacolli, Policia ndalon autorin, ja metoda që do ndiqte

Para
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Kërcenóhet familjarisht Behgjet Pacolli, Policia ndalon autorin, ja metoda që do ndiqte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.