11:02 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Policia gaboi në ‘Elbasan Arena’

19:14 | 04/11/2016
në Sport, Te Fundit
0

Rasti i përplasjes së policisë dhe tifozërisë së Partizanit të dielën e kaluar në ‘ Elbasan Arena ‘ pritet të kthehet në një mësim të mirë për uniformat blu. Në analizën e zhvilluar për episodet që rikthyen konfuzionin dhe skenat e dhunës në futbollin shqiptar ka dalë në pah edhe një veprim i gabuar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Një grup ekspertësh përfshirë edhe shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesave kanë analizuar të gjithë masat paraprake si dhe veprimet e zinxhirit komandues për sigurinë e stadiumit. Por ku gaboi policia? Megjithëse u shmang futja e mundshme e disa tifozëve në fushë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në bazë të hetimit administrativ ka rezultuar se forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë shkelur procedurat standarde në aspektin teknik.

Po sipas të njëjtave burime, forcat e përfshira në konflikt ndërhynë vertikalisht duke nxitur një agravim të situatës, ndërsa në manualet e policisë parashikohet që për të tilla raste të ndërhyhet nga anët e tribunave ku qëndron tifozeria, për të shmangur përballje e drejtpërdrejtë me turmën e cila mund ti marrë përpara, shkruan Top Channel.

Për momentin ende nuk dihet nëse ndaj efektivëve përgjegjës për mbarëvajtjen e takimit Partizani-Skënderbeu do të merren masa disiplinore ndërsa raporti përfundimtar i analizës do t’i përcillet drejtuesve më të lartë të policisë.

Siguria e stadiumeve u rikthye në vëmendje pak ditë më parë pas episodeve në ‘ Elbasan Arena ‘ ndërsa policia dhe federata vijojnë të luajnë ping-pong me njëra-tjetrën sa i takon përgjegjësive.

 

Pas

Banda e shqiptarëve që grabiste pasanikët kur flinin gjumë

Para

Zgjedhjet në SHBA/ Rruga poshtëruese e Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë

Para

Zgjedhjet në SHBA/ Rruga poshtëruese e Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë

 



Të Fundit

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen babë e bir, procedohet bashkëpunëtori i tyre

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.