Një operacion antidrogë është zhvilluar në disa qytete të Italisë, ku janë vënë në pranga 108 persona.
Të arrestuarit janë nën hetim për trafik ndërkombëtarë drogë në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal, trafik armësh, ndërsa në skenë dalin edhe shqiptarë.
Prokurorët hodhën dritë për lidhjen e bandave mes tyre, të cilët furnizoheshin me kokainë nga Amerika e Jugut dhe në më pas se 2 vite futën 6 ton kokainë në Itali.
Sipas hetuesve një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugit nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai.
Grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi.
Milionat euro të ‘Ndrangheta-s do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe do të përdoreshin për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani.
Hetimet kanë nisur që nga qershori i vitit 2019. Hetuesit zbuluan funksionimin e tre bandave kriminale që synonin trafikun ndërkombëtar të drogës, të cilat i kishin bazat e tyre në Itali si dhe jashtë saj.
Kush është Eldi Dizdari?
Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi, vuante një dënim në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fillimisht ai u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Por më pas u lirua.
Matoshi/Dizdari, sipas autoriteve italiane, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) – një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.
Ai u arrestua në Dubai, por pas lirimit të tij, është ende e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga drejtësia italiane, por deri më tani Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.