Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke teksa po përpiqej të fuste lëndë narkotike në shtetin fqinj.
Policia greke ka pikasur një mjet që vinte me shpejtësi nga kufiri me Shqipërinë dhe është vënë në ndjekje të tij. Sipas portalit BalkanWeb në momentin që drejtuesi ka vënë re se po ndiqej nga policia ka shtuar shpejtësinë për t’ju shpëtuar, por pa mundur ti shpëtojë prangave.
Në pranga një shqiptar 28-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ndërsa brenda mjetit të drejtuar prej tij u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale rreth 15 kg marijuanë. (A.R/SHUPLAKA)