5.5 kilogramë heroinë e pastër u sekuestrua prej anti-drogës greke në Aleksandrupoli të Greqisë.
Sipas mediave helene, lënda narkotike ndodhej e presuar në disqet e automejtit të markes Volksvagen Passat me targa shqiptare,që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik.
Mbas verifikimit të targës dhe verifikimit të personit që e ngiste makinën, autoritetet greke kanë lejuar të hyjë automjeti pa kontrolluar, duke organzuar atë që në gjuhën policore quhet “kalim i kontrolluar”.
Pak kilometra më tej, automjeti u ndalua dhe lënda narkotike u gjet e presuar në disqet e makinës.
Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim në Greqi lidhur me këtë ngjarje.
Dyshohet se organizata e trafikut të narkotikëve në këtë mënyrë ka kryer disa herë të njëjtin itinerar.
Hetuesit po kërkojnë edhe anëtarët e tjerë të organizates që furnizojnë me sasi droge trafikantët shqiptarë të heroinës. (A.R/SHUPLAKA)