18:06 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia hidhet në aksion në Durrës, arreston 5 persona, mes tyre biznesmenë dhe 3 gra (EMRAT)

10:10 | 07/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kishin përshtatur lokalin për të shpërndarë lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Durrës, njëri prej tyre i dënuar më parë (Detajet)

5 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, nën akuzën e mashtrimit, pasi pajisnin qytetarë me teste false për Covid 19. Bëhet fjalë për dy raste të prodhimit të testeve false, ndërkohë që përveç 5 personave të arrestuar, një tjetër qytetar është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Violeta Begeja, 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë agjensisë së udhëtimit “IDA”, në lagjen nr.4., Durrës;

Albiona Cuka, 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”; Blerim Maloku, 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, Asllan Diva, 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë laboratorit “Medical Care Lami”, në lagjen nr.4, Durrës.

U shpall në kërkim policor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi Lutfi Lami, 52 vjeç, administrator i laboratorit “Medical Care Lami”.

Në rastin e dytë arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetësja Artiola Budani, 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale shtetësja Ornela Sallaku, 40 vjeçe, të 2 banuese në Durrës, të punësuara pranë agjensisë “Kristal Travel”, në lagjen nr.4, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Goditen dhe 2 raste të tjera të falsifikimit të tamponëve “COVID-19”, kundrejt përfitimit. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, 1 shtetase procedohet penalisht dhe 1 tjetër shtetas shpallet në kërkim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar punën dhe kanë goditur 2 raste të mashtrimit  dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, në qytetin e Durrësit, ku 1 rast kryhej në bashkëpunim mdis agjensisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjensia e udhëtimit.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit: V. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë një agjensie udhëtimi, në lagjen nr.4., Durrës;

A.C., 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”, B. M., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, A. D., 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës. Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi L. L., 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qën të punësuar pranë agjensisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Po nga këta struktura, u arrestua në flagrancë për veprat penale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetësja A. B., 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale, shtetësja O. S., 40 vjeçe, të 2-ja, banuese në Durrës.

Këta shtetase në bashkëpunim me njëra-tjerën, duke qënë të punësuara pranë një agjensie udhëtimesh, në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njesi kompjuterike të 2 agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

VIDEO/ Vazhdon “makthi” i radhëve kilometrike në Morinë, qytetarët: Kemi 3 orë që presim, jemi dy popuj vëllezër

Para

PAMJET LIVE/ Forcat xhenio mbërrijnë me urgjencë pranë pallatit ku u gjet çantë e dyshimtë në Tiranë, në afërsi të banesës së Berishës dhe ambasadës…

Para
PAMJET LIVE/ Forcat xhenio mbërrijnë me urgjencë pranë pallatit ku u gjet çantë e dyshimtë në Tiranë, në afërsi të banesës së Berishës dhe ambasadës…

PAMJET LIVE/ Forcat xhenio mbërrijnë me urgjencë pranë pallatit ku u gjet çantë e dyshimtë në Tiranë, në afërsi të banesës së Berishës dhe ambasadës...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.