Ka nisur shembja e banesës së Bajram Nelës në zonën e Laprakës në Tiranë, për shkak të projektit të Unazës së Madhe.
Policia ka hyrë me forcë në banesë dhe ka nxjerrë prej andej familjarët që ishin ngujuar pak minuta më parë.
Me forcë është tentuar të shoqërohet dhe e zonja e shtëpisë, e cila në një moment është rrëzuar në tokë.
Ndërkohë që më herët Bajram Nela është çuar drejt komisariatit të policisë, Na banesë jetonin pesë anëtarë, mes tyre dhe nëna e moshuar e Bajramit, si dhe dy fëmijë të çiftit.
E zonja e shtëpisë shprehet se ajo ka kërkuar vetëm tre ditë kohë që të paktën të nxirrte orenditë e saj nga banesa, po askush nuk iu ka dhënë atyre as një ditë kohë.
‘’Si mundet shteti të na dhunojë në këtë mënyrë, as tre ditë kohë nuk na lanë”, u shpreh Nela.