14:12 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Policia i hyn në parcelat me kanabis, qëllon me armë policinë, prokuroria akuza të rënda 21-vjeçari

08:58 | 23/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia i hyn në parcelat me kanabis, qëllon me armë policinë, prokuroria akuza të rënda 21-vjeçari

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuza të rënda ndaj një personi i cili kishte kultivuar kanabis në zonën e Memaliajt dhe kundërshoi me armë aksionin e policisë në korrik të vitit 2016.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka njoftuar akuzën shtetasit Halil Shyti dhe ka dërguar në gjyq dosjen penale ndaj tij me disa vepra të rënda penale, shkuan një portal online.

I pandehuri është arrestuar në korrik 2016 bashkë me një të afërm të tij, por mësohet se ka marrë përsipër vetë kryerjen e krimit, ndërsa provat nuk kanë fajësuar njeri tjetër në lidhje me ngjarjen. Ndaj tij janë  ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale si “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë, “kultivimi i bimëve narkotike”, “vjedhja e energjisë elektrike”, si dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”.

Ngjarja:

Sipas prokurorisë  ngjarja ka ndodhur më 20 korrik 2016, kur forcat e Policisë së Shtetit kanë kryer një aksion antidrogë në zonën e Memaliajt. Gjatë aksionit antikanabis në Memaliaj, policia është gjendur atë ditë përballë kundërpërgjigjes me armë. Një punonjës policie, me iniciale A.H, ka pësuar plagosje të lehtë gjatë aksionit, ndërsa, sipas ekzaminimeve, dëmtimi nuk ka ardhur nga plumbat, por ka ardhur nga grimcat e forta që janë shkaktuar nga fakti se predhat kanë kaluar fare pranë tij.

Sipas hetimeve ka qenë 21-vjeçari Halil Shyti që ka qëlluar me armë ndaj forcave të policisë gjatë aksionit, ku u asgjësuan më shumë se 1300 rrënjë kanabis sativa. Referuar hetimeve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, prokuroria bën me dije se i riu ka përdorur armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj policisë, e cila po kryente një aksion për shkatërrimin e parcelave me kanabis në këtë zonë. Për këtë arsye, bashkë me Halil Shytin, ditën e ngjarjes është arrestuar edhe babai i tij, i cili tashmë i ka shpëtuar ndjekjes penale. “Të dy këta shtetas (babë dhe bir) u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen ‘Llakaj’, Krahës-Tepelenë. Në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike, shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke, të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i Policisë, A.H.”, ka theksuar policia pas aksionit. Sipas Prokurorisë, të shtënat me armë kanë qenë të rrezikshme dhe intensive, duke vënë në diskutim sigurinë dhe jetën e punonjësve të policisë. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu u konstatua dhe një kabull, me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje”, ka sqaruar Policia në lidhje me ngjarjen. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: KanabisMemaliajqelloi policine
Pas

”Shefi i Kardiologjisë dha urdhër ..mora në telefon ministrin por s’u përgjigj”, mjeku dëshmon ngjarjen tragjike në QSUT që përfundoi me vdekje

Para

Tragjedia e autobusit me 16 viktima në Itali, mësuesi hero shpëtoi nxënësit, por humbi dy fëmijët e tij

Para
Tragjedia e autobusit me 16 viktima në Itali, mësuesi hero shpëtoi nxënësit, por humbi dy fëmijët e tij

Tragjedia e autobusit me 16 viktima në Itali, mësuesi hero shpëtoi nxënësit, por humbi dy fëmijët e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Shkatërrohet organizata e drogës në Belgjikë, në pranga 10 shqiptarë. Detaje nga operacioni

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Berisha: Një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik

Sulmi ne Iran, thirrja e Kancelarit gjerman, Merz: Irani të nisë bisedimet me SHBA-në dhe Izraelin

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.