Ditën e sotme Policia Bashkiake ka marrë një aksion kundër shitësve abulantë. Në një prej rrugëve të Tiranës u janë sekuestruar një familjeje produktet që po shisinin në rrugë.
Në vidon e mëposhtme të postuar nga “Nisma Thurrje” shfaqen punonjësit e policisë me arka në duar duke i marrë qytetarit arket me domate dhe kastraveca që i kishin prodhuar vetë.
E zonja e tyre sapo ka parë policinë është larguar ndërsa djaloshi i saj qëndroi aty duke u munduar të shpëtonte një prej arkave të tyre. Gjithçka duket qartë në videon e mëposhtme. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post