Në Skrapar policia ka arrestuar Bashkim Arapajn pasi në banesën e tij i janë gjendur një sasi madhe municione ushtarake. Gjatë kontrollit të banesës në fshatin Çepan janë sekustruar 2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm; 2 pushkë sportive; 1 armë gjahu (çifte); 16.5 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva; 1071 fishekë modele të ndryshme; 5 krëhër pushke model 56; 1 thikë bajonet; si dhe 1 shënjestër optike.
DETAJE:
Më datë 15.05.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë marrë informacion në rrugë operative se në një banesë në fshatin Çepan mund të kishte armë dhe lëndë narkotike. Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Bashkim Arapaj, banues në Çepan, Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm; 2 pushkë sportive; 1 armë gjahu (çifte); 16.5 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva; 1071 fishekë modele të ndryshme; 5 krëhër pushke model 56; 1 thikë bajonet; si dhe 1 shënjestër optike. Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 283, 278/2,3, 279 dhe 280 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)