13:35 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia i vihet pas bixhozxhinjve në Shkodër, sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa dhe një sasi eurosh. Arrestohen 3 persona, procedohen penalisht 9 të tjerë

16:44 | 07/09/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia i vihet pas bixhozxhinjve në Shkodër, sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa dhe një sasi eurosh. Arrestohen 3 persona, procedohen penalisht 9 të tjerë

Policia e Shkodër ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion kundër aktivitetit të “Lojrave të Fatit”, ku në ambientet e një lokali janë sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojrat e fatit dhe një shumë eurosh.

Në pranga ka përfunduar pronari i lokalit Mirsad Suti (Dekovi), si dhe dy bashkëpunëtorët e tij Avni Dekovi dhe Herton Ymeraj, ndërkohë që janë proceduar penalisht dhe 9 persona të tjerë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojrave”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas (pronari i lokalit dhe dy bashkëpuntorët e tij), si dhe procedohen penalisht 9 të tjerë.

Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojrat e fatit dhe një shumë eurosh.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojrave” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M.S (D) 33 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore në disponim të shtetasit M.S, në lagjen ‘Partizani’ të qytetit të Shkodrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

A. D., 37 vjeç dhe H. Y., 47 vjeç , për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin M.S, organizonin veprimtarinë lojrave të fatit.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojra fati të kundraligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Pas

Makina përfundoi në humnerë pas aksidentit të rëndë por ndihma erdhi me vonesë, policia pranon fajin në vdekjen e 25 vjeçares (Nënë e dy fëmijëve)

Para

Zhduket pa lënë gjurmë një 13 vjeçar në Tiranë, mori vetëm çantën e shpinës

Para
Zhduket pa lënë gjurmë një 13 vjeçar në Tiranë, mori vetëm çantën e shpinës

Zhduket pa lënë gjurmë një 13 vjeçar në Tiranë, mori vetëm çantën e shpinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

VIDEOLAJM/Zjarr pranë ish-sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro! Detajet

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

Guterres apel për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.