04:50 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia informacion zyrtar, zbulohet numri i të proceduarve dhe të arrestuarve nga protesta e opozitës

13:14 | 12/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia informacion zyrtar, zbulohet numri i të proceduarve dhe të arrestuarve nga protesta e opozitës

Lidhur me protestën e djeshme të opozitës, policia pak minuta më parë ka bërë një deklaratë zyrtare ku sqaron numrin e saktë të personave të cilët janë proceduar dhe arrestuar.

Sipas deklaratës së policisë, rreth 84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ku 50 ndër ta kanë mbetur të arrestuar për veprën penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Në deklaratë thuhet se tubimi i subjekteve politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste është zhvilluar pa marrë leje nga organet kompetente në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Po ashtu bëhet me dije se nga  goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Deklarata zyrtare e policisë:

Tiranë – 84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente. Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George W. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkaterruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë ne pjesen e murit nga ana e Bulevardit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: 100 te shoqëruar50 të arrestuarpolicia informacion zyrtarPolicia per protestën e 11 Majit
Pas

I shkruajtën tek shtëpia “turp të kesh”, Cakaj i del në mbrojtje Borchardt: Mjaft është mjaft

Para

Sandër Lleshaj reagon për protestën: Militantët cënuan rëndë jetën e efektivëve, do të përballen me ligjin

Para
Sandër Lleshaj: Policia bëri detyrën ndaj atyre që kanë vrarë protestues. Organizatorët nxitën dhunën

Sandër Lleshaj reagon për protestën: Militantët cënuan rëndë jetën e efektivëve, do të përballen me ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.