02:34 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia iraniane do të nisë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin

15:00 | 12/04/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore
0
Policia iraniane do të nisë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin

Policia në Teheran ka thënë të premten se do ta fillojë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin nga 13 prilli, edhe pse projektligji i ri për hixhabin ende nuk është aprovuar nga Këshilli Kujdestar i vendit.

Shefi i Policisë, Abbasali Mohammadian, njoftoi për fazën e re të zbatimit të detyrueshëm para një njoftimi të ngjashëm nga shefi i policisë në qytetin jugor, Bushehr.

Të dy shefat e policisë thanë se do të ketë “zbatim më të ashpër” të ligjit në të gjitha hapësira publike duke filluar nga 13 prilli.

Megjithëse Këshilli Kujdestar ende nuk e ka miratuar projektligjin, i cili është hap i nevojshëm që ai të bëhet ligj zyrtarisht, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dha një urdhër gjatë faljes së Fitër Bajramit për masa të zbatimit të detyrueshëm kundër atyre që ai i quajti “shkelës së normave fetare” brenda shoqërisë iraniane.

Khamenei gjithashtu e përkufizoi ligjin për bartjen e detyrueshme të shamisë së kokës, hixhabit, si “dekret i qartë fetar”.

Projektligji për hixhabin, i cili kaloi në Parlamentin iranian vitin e kaluar pa diskutim publik, u nxor si përgjigje për një valë protestash dhe mospajtimesh nga gratë kundër detyrimit për ta bartur shaminë e kokës.

Megjithatë, procesi i aprovimit të tij është duke vazhduar ende, pas disa kundërshtimeve nga Këshilli Kujdestar, përfshirë pyetjeve se si do të zbatohet ky ligj.

Mehdi Bagheri, një ligjvënës i përfshirë në shqyrtimin e projektligjit, tha se ka plane për ta dorëzuar përsëri një projektligj të ndryshuar në Këshillin Kujdestar javën e ardhshme.

Gholamhossein Mohseni Ejei, kryetar i Gjyqësorit të Iranit, tha se, duke i parë komentet e Khameneit, kornizat e tanishme ligjore mund të shfrytëzohen për ta zgjeruar përputhshmërinë pa pritur aprovimin formal të projektligjit.

Kthimi i përqendrimit në zbatimin e detyrueshëm të hixhabit po bëhet pasi një numër i raporteve sugjerojnë se ka rënë zbatimi i bartjes së shamisë së kokës nga gratë iraniane në Teheran dhe në qytete të tjera, pas protestave gjithëkombëtare që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgim në vitin 2022, pasi ishte arrestuar për gjoja shkeljen e ligjit të hixhabit.

Bartja e hixhabit u bë e detyrueshme për gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare në vitin 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik në Iran.

Shumë gra e kanë shpërfillur ligjin ndër vite dhe i kanë thyer kufijtë e atyre që zyrtarët i cilësojnë si rroba të pranueshme.

Vdekja e Aminit nxiti zemërim të madh, duke e vënë regjimin islamik përballë sfidës më të madhe prej revolucionit.

Irani është përballur me protesta të mëdha dhe me mosbindje shoqërore kundër hixhabit. Ka pasur edhe fushata kundër ligjit diskriminues, megjithëse shumë prej tyre kanë shtypur nga shteti./REL

 

Pas

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër një shqiptari nga Kosova

Para

Operacion ndërkombëtar, Balla: Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK

Para
Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare/ Taulant Balla njofton: Do të organizojmë Konferencën Rajonale Europiane të Interpol

Operacion ndërkombëtar, Balla: Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.