17:36 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia jep detajet: 4 të plagosur nga shpërthimi në ish-Bllok, 2 në gjendje të rëndë

14:27 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia jep detajet: 4 të plagosur nga shpërthimi në ish-Bllok, 2 në gjendje të rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, dhe si pasojë janë plagosur 4 persona.

Dyshohet se ka shpërthyer një bombul me hidrogjen pranë një argjendarie, në bodrumin e saj, dhe nga ngjarja katër persona kanë mbetur të lënduar.

Burime nga vengjarja bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Sokol Dema, se të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ka shumë dëme materiale në biznesin ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ngjitur me të ndodhen dhe disa biznese të tjera si kreperi dhe një biznes për organizimin e eventeve. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.

Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në të gjithë zonën.

Bizneset janë të vendosura në katin e parë të një pallati shumëkatësh, ndërsa dëmet në të gjithë godinën janë të konsiderueshme.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Etiketa: ish-bllokshperthim ne ish-bllokshperthim ne tirane
Pas

Ndahet nga jeta në lule të rinisë kryetarja e FRESH në Tiranë, dhimbje e madhe në PS (Foto)

Para

Nuk ndalet Butrint Imeri/ Pas “Hajt hajt”, sjell këngën e re me artistin zviceran

Para
Nuk ndalet Butrint Imeri/ Pas “Hajt hajt”, sjell këngën e re me artistin zviceran

Nuk ndalet Butrint Imeri/ Pas “Hajt hajt”, sjell këngën e re me artistin zviceran

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite bombardon televizionin shtetëror iranian në Teheran

Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

Athinë/ Helikopteri me turistë bie në det, shpëtojnë të gjithë personat në bord (VIDEO)

Irani u kërkon vendeve arabe të ndërmjetësojnë te Trump për armëpushim të menjëhershëm

Izraeli rifillon sulmet ajrore në pjesët lindore dhe perëndimore të Teheranit

Miratohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Zegjineja nuk ja kursen Bardhit: Më kanë ardhur fjalë nga PD që baba bufi do të të kërkojë dorëheqjen

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.