11:20 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia jep informacion zyrtar për të proceduarit dhe arrestuarit, midis tyre edhe Gazment Bardhi

12:15 | 03/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta jehonë në mediat ndërkombëtare: Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të reja

Me anë të një njoftimi për mediat, policia njofton se janë proceduar penalisht 60 persona ndër të cilët 42 të arrestuar  me pretendimin se kanë ushtruar dhunë ndaj Policisë dhe institucioneve shtetërore gjatë protestës së djeshme të thirrur nga opozita.

Sipas Policisë, nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Ndërkohë bën të ditur gjithashtu se personat e arrestuar dhe të preceduar penalishty në gjendje të lirë, akuzohen për  veprat penale, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Siç shpesh ka ndodhur pas protestave të opozitë, midis të proceduarve penalisht në gjendje të lirë edhe Sekretari i Përgjithshëm I PArtisë Demokratike Gazment Bardhi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

“Vijon puna për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Tiranë – 60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar

Në datë 2 Qershor 2019, duke nisur nga ora 19:00 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George Ë. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë protestës në rrugën “George Ë. Bush” pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthimi punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim para Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit të Shqipërisë.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 42 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 17 persona të tjetë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetasi G.B.

Vijon puna për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Lefter Maliqi ngre alarmin: 30 Qershori mund të sjellë viktima, Rama t’i thërrasë arsyes. Meta…

Para

Pas pushimeve në Venecia me Krenarin, Luana jep më në fund lajmin e bukur

Para
Pas pushimeve në Venecia me Krenarin, Luana jep më në fund lajmin e bukur

Pas pushimeve në Venecia me Krenarin, Luana jep më në fund lajmin e bukur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.