09:58 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia: Këta javë asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën në zonat turistike, këto janë masat që morëm…

16:23 | 06/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia: Këta javë asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën në zonat turistike, këto janë masat që morëm…

Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola në një konferencë pqër mediat ka thënë se këtë javë nuk kishim asnjë aksident me pasoja serioze në zonat turistike.

Policia Rrugore bën të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra dhe bashëpunimit përdorues rruge + Polici Rrugore, nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën, në zonat turistike.

Ndërkohë Tola ka bërë të ditur dhe masat e policisë, ku siç thuhet në njoftim 58 shoferë janë arrestuar.

Dekalarata e plotë:

Policia Rrugore, masa shtesë për menaxhimin e trafikut në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve – 6 Korrik 2018

Përshëndetje,

Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon së pari të falënderojë të gjithë ata drejtues mjetesh që gjatë fundjavës kanë udhëtuar në drejtim të qyteteve bregdetare dhe zonave turistike, për sjelljen në trafik dhe respektimin e normave të sjelljes, duke e bërë punën e Policisë Rrugore më të lehtë këtë fundjavë.

Policia Rrugore bën të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra dhe bashëpunimit përdorues rruge + Polici Rrugore, nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën, në zonat turistike.

Vetëm në datën 4 Gusht nga Pikat e Kalimit Kufitar kanë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 53 mijë shtetas dhe kanë tranzituar po në këto pika për në Shqipëri mbi 12.300 mjete.

Për 3 ditë Drejtoria e Policisë Rrugore – falë bashkëpunimit intesiv me radiot me shtrirje kombëtare – komunikoi informacion të detajuar tek drejtuesit e mjeteve në lidhje mbi rrjedhshmërinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësimet e tij, si dhe rrugët alternative kur pati mbingarkesë.

Gjithashtu nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, 12 drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore komunikuan dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun.

Krahas menaxhimit të lëvizjes, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore, gjatë fundjavës janë arrestuar 58 shoferë, nga këta:

– 21 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

– 37 për mungesë të lejes së drejtimit.

Policia ka pezulluar gjithashtu 254 leje drejtimi, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.

Për mbi 7.800 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata drejtues mjeti që kthehen në burim aksidenti duke shkelur normat e sjelljes.

Nga ana tjetër ftojmë çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj. duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Ju faleminderit!

Mithat Tola – Drejtor i Policisë Rrugore, Policia e Shtetit

(B.H/Faxweb)

Etiketa: masatpolicia
Pas

Shpërthimi i frikshëm në Bolonja, bie ura, të paktën 55 të plagosur (Video)

Para

Makth në Itali/ Pas shpërthimit të autocisternës, aksident i frikshëm në Foggia. 10 të vdekur

Para

Makth në Itali/ Pas shpërthimit të autocisternës, aksident i frikshëm në Foggia. 10 të vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

Shkodër/Vijon operacioni policor “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Huthët e Jemenit e pranojnë: Kemi bashkëpunuar me Iranin! Jemi koordinuar në sulmet ndaj Izraelit

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit! “Kampion” mban Shkodra, përjashtohet vetëm Tirana

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.