Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5., operacioni policor i koduar “Room”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. S., në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.