03:41 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia kontrolle në Nikël, zbulohen mbi 1 mijë rrënjë me kanabis, pronari ‘anonim’

11:19 | 21/04/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia kontrolle në Nikël, zbulohen mbi 1 mijë rrënjë me kanabis, pronari ‘anonim’

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë kanë ndërmarrë një aksion për kontrollin në zonën e Niklës, ku janë gjetur parcela me kanabis.

Më shumë se 1100 fidanë të mbjella në një zonë pyjore janë asgjësuar nga ana e policisë, ndërkohë që nuk është bërë e mundur ende identifikimi i pronarit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Kontrolle intensive në zona të pyllëzuara të Niklës, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.

Pjesëmarrëse në këtë operacion, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë.

Konstatohen dhe asgjësohen 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e imtësishme të territorit, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara.

Kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë Krujës. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbime të shtuara të Policisë do të vijojnë kontrollet edhe gjatë ditëve të ardhshme, në të gjithë territorin e rrethit Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Pas

Vrasja e 20-vjeçarit, i qetë dhe me kokën ulur, Ensi Maze del sot para gjykatës! Zbardhet dëshmia e autorit kryesor

Para

EMRAT/ Ishin mbledhur te shtëpia e njërit prej tyre, dy kushërinjtë i ngulin thikat njëri-tjetrit

Para
Kufoma u gjet pranë përroit në Bërxullë, zbulohet se kujt i përket, shkak i vdekjes dyshohet…

EMRAT/ Ishin mbledhur te shtëpia e njërit prej tyre, dy kushërinjtë i ngulin thikat njëri-tjetrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.