Pòlicia Kufitare ka goditur një rast të vjèdhjes dhe kòntrabandimit të kafshëve të dorës. U kap duke kaluar ilegalisht në kufirin e gjelbër me 11 kafshë dore, të cilat dyshohet se i kishte vjèdhur në Greqi, árrestohet në flagrancë 65-vjeçari.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, në vijim të punës për parandalimin e krimeve ndërkufitare, falë shkëmbimit të informacioneve me Pòlicinë greke në lidhje me një shtetas shqiptar, i cili dyshohej se kryente vjèdhje të kafshëve të dorës në fshatrat greke dhe më pas i kòntrabandonte ato në drejtim të Shqipërisë, organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tij.
Nga shërbimet e Pòlicisë, në territorin e malit Ivan, në afërsi të fshatit Gollobërdë, u kap shtetasi R. K., 65 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, i cili po transportonte në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, 11 kafshë dore (kuaj), të cilët dyshohet se i ka vjèdhur në fshatrat greke. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.