Policia Kufitare e Qafë Thanës ka dhënë detaje për 10 mujorin e fundit. Sipas Policisë Kufitare të Qaf Thanës gjatë kësaj periudhe janë goditur 41 raste të veprave penale dhe janë proceduar 53 shtetas.
DETJAE:
Konkretisht:
• Trafikimit të lëndëve narkotike, qenieve njerëzore, mjeteve motorike.
• Në parandalimin evidentimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.
• Për një shërbim sa më cilësor për qytetarët, përballimin e fluksit, kapjen e personave në kërkim etj.
• Si dhe në forcimin e marrëdhënieve mes Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Maqedonase.
Gjatë periudhës Janar – Tetor 2017 totali i hyrje daljeve të shtetasve është 1 317 186 dhe 49 449 mjete.
Gjatë këtij 10-mujori janë evidentuar dhe goditur 41 raste të veprave penale, me 53 shtetas të proceduar, konkretisht:
• Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë – 7 shtetas.
• Falsikim i vulave, stampave ose formularëve – 8 shtetas
• Kondrabandë me mallrat e tjerë – 1 rast me 3 shtetas të proceduar
• Kanosje për shkak të detyrës‘‘ – 1 shtetas
• Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” – 23 raste, me 32 shtetas të proceduar.
Në drejtim të parandalimit të kalimit të paligjshmëm të kufirit, janë evidentuar 20 raste.
Gjatë kësaj periudhe nga Policia Kufitare e Qafë Thanës janë kapur 15 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të drejtorive në qarqe.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 18 patrullime të përbashkëta me Policinë Maqedonase në kufirin e gjelbër
Edhe në periudhën në vazhdim, Policia Kufitare do të vijojë punën intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe rritjen në maksimum të cilësisë së shërbimit për qytetarët. (J.V/Faxweb)