Një ditë më parë, në njoftimin e saj, Policia e Tiranës foli për planet e masave të marra në kuadër të protestës së sotme të opozitës dhe u shpreh se mund të ketë skenare të ndryshme provokimesh nga ana e protestuesve me në krye PD.
Pavarësisht se Partia Demokratike bëri me dije se protesta do të jetë paqësore, burime të policisë folën për skenare provokimesh.
E nëse ndalemi tek këto skenare provokimesh për të cilat u fol dje, e kthehemi mbrapsht në kohë, pikërisht më 21 janar 2011, atëherë ç’duhet të themi?!
Teksa gjykohen sot protestuesit opozitarë, ata të PD, iu kujtohet se si protestuan socialistët 6 vjet më parë?
Më 21 janar 2011 ishin parashikuar demostrata paqësore të anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës së atij viti në Tiranë, por turmat e irrituara që thërrisnin për drejtësi krijuan një skenar të mirëfilltë dhune.
Britma, vrapime, përleshje me policinë, vatra zjarri, mjete të kthyera përmbys, ishte gjithça që përshkroi atë ditë. Përshkallëzim i situatës, efektivë të Gardës së Republikës që mbronin ambientet e Kryeministrisë dhe demostrues socialisë të irrituar që godisnin me gurë, pllaka mermeri, e që i vunë zjarrin pemëve prapa Kryeministrisë, duke shkaktuar tmerr dhe panik jo vetëm tek ata që ishin në shesh, por dhe tek ata që ndiqnin gjithçka nga televizori. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1152″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]