Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha që ai kishte kërkuar nisjen e hetimeve nga Prokuroria, për akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha, për tonelatat me drogë që fshiheshin në rrethinat e Lezhës dhe të Durrësit.
Policia e shtetit zhvilloi sot disa operacione në qytetein e Lezhës, mirëpo raportoi se nuk kishte zbuluar asgjë.
Ky informacion, ishte publikuar më parë nga qytetari dixhital në Facebook-un e Berishës, i cili shkruan se operacionet e sotme të policisë janë një akt teatral.
Ish-kryeministri akuzon ish-deputetin socialist Arben Ndoka, se ka qenë ai që e ka ruajtur magazinën me drogë.
REAGIMI I PLOTË I BERISHËS
Policia lan duart si pilati!
Fsheh 400 tonelata droge te udheheqesve socialiste te Lezhes, Noka qe e ruante vet!
Te dashur miq, nuk eshte ne tagrin tim te komentoj as dhe te vleresoj vertetesine e denoncimeve te qytetarit dixhital te faktuara tashme si te tilla ne se paku 98% te tyre.
Por veprimi i policise, pas botimit ne FB tim te mesazhit te qytetarit dixhital per 400 tonelata droge te fshehura ne magazinat e klanit udheheqes te PS te Lezhes, Noka me bind edhe me shume ne vertetesine e ketij denoncimi.
Vetem pak ore pas botimit te mesazhit, policia ne nje akt teatral lau duart si pilati me krimin e saj te shemtuar qe ka fshehur per muaj te tere.
Per te deshmuar se eshte e pavertet akuza e oficerit dixhital, policia vrapou me tam tame dhe kamera tek magazinat ku ka qene e fshehur droga dhe qe eshte larguar 5-6 dite me pare andej, kur Lezha po gumezhinte dhe informacionet kishin marre drejtimet e tyre.
Policia me aktin e saj u be qesharake dhe faktoi akuzat ndaj saj te oficerit dixhital, i cili, po rikujtoj ketu ne nje paragraf te denoncimit, shkruan: “Informacioni është administruar së fundmi nga një lidhje e tyre i cili përpara 6-7 ditësh e ka parë magazinat dhe levizjet e automjeteve në aksin e asaj rruge e cila ruhet kryhesisht me Polici dhe njerëz të tyre”.
Pra qytetari dixhital shkruan se 5-6 dite me pare ne rrugen e magazinave, e cila ruhet kryesisht nga policia jane pare levizje automjetesh natyrisht qe transportonin drogen nen mbrojtjen e policise. Keshtu qe teatri i sotem i policise vetem se provon te verteten e deshmise se oficerit dixhital.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi kete mega dosje droge si dhe cdo implikim te policise se shtetit si ne mbrojtjen ashtu dhe ne perpjekjen per te zhdukur gjurmet e krimit te policise! (D.D/Shuplaka)