Pas më shumë se 90 minutash është mbyllur protesta e banorëve të “Astirit”, në të cilën u kërkua sërish dëmshpërblimi në vlerë 100% i banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.
Ndërsa protesta u tensionua pasi banorët tentuan të rrëzojnë rrethimin ku po bëhen punimet për “Unazën e Madhe”, policia shoqëroi disa të rinj, duke shkaktuar pakënaqësi tek protestuesit. Ata u shprehën të prerë se nuk do të largoheshin nga protesta pa u rikthyer personat e shoqëruar.
Por policia ka lënë të lirë të gjithë të shoqëruarit e mbrëmjes, gjë që ka sjellë shpërndarjen e banorëve. Ata paralajmëruan protestën e radhës nesër në të njëjtën orë, nëse nuk do të ketë provokim nga autoritetet shtetërore.
(B.B/ Faxweb.al)