10:35 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia mban në vëzhgim kontenierët e ‘Alba Exotic Fruits’, sekuestrohet mbi 7 kg kokainë

19:31 | 29/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia mban në vëzhgim kontenierët e ‘Alba Exotic Fruits’, sekuestrohet mbi 7 kg kokainë

Një tjetër sasi droge është kapur këtë të enjte në një konteiner të ”Alba Exotic Fruits” në Portin e Durrësit.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, pasditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Kjo është hera e tretë brenda muajit korrik që kësaj kompanie me seli në Tiranë i kapet në konteiner drogë.

Kujtojmë se hera e parë ishte më 13 korrik, kur u sekuestrua edhe sasia më e madhe e lëndës narkotike, përkatësisht 11 kg e 675 gramë. Hera e dytë ishte më 23 korrik, ku u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kg të tjera dhe tashmë më 29 korrik.

Për trafikun e lëndëve narkotike policia e Durrësit ka arrestuar Bajron Gumenin, menaxheri i firmës pritëse, teksa Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest me burg”, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Eduart Dauti, 50 vjeç, administratori i firmës.

Njoftimi i policise:

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Briken Çalja shkoi në Tokio 2020 pa trajnerin e tij, reagon ashpër Namik Dokle: E si mos pëlcasësh nga zemërimi, turp i madh që ia mohuan këshillat e trajnerit

Para

“Ku ishe këto 5 vite, më le në dëshpërim të thellë”. Zbardhet ngjarja e rëndë në Gjirokastër: 72 vjeçari debatoi keq me të shoqen, priti 3 orë në heshtje për t’i vënë zjarrin

Para
“Ku ishe këto 5 vite, më le në dëshpërim të thellë”. Zbardhet ngjarja e rëndë në Gjirokastër: 72 vjeçari debatoi keq me të shoqen, priti 3 orë në heshtje për t’i vënë zjarrin

"Ku ishe këto 5 vite, më le në dëshpërim të thellë". Zbardhet ngjarja e rëndë në Gjirokastër: 72 vjeçari debatoi keq me të shoqen, priti 3 orë në heshtje për t'i vënë zjarrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

Irani: Dy gjeneralë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Vala e sulmeve Izrael-Iran

“Natë e vështirë në Izrael”/ Ambasadori amerikan në Tel Aviv: M’u desh të futesha pesë herë në strehimore

“Pallati 176” komedia brilante shfaqet në Lezhë Klasikja e komedise shqiptare sillet ne skene nga nxenes te “Beselidhjes”

Ushtria izraelite valë sulmesh mbi Teheran: Goditëm dhjetëra objektiva strategjike! Shënjestruam sistemet raketore tokë-ajër dhe…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.